Istanbulspori arriti të fitonte me rezultatin 0-3 ndaj Samsunspor ditën e sotme. Protagonist në këtë ndeshje ishte ish-mesfushori i Kukësit, Eduart Rroca që shënoi dy gola dhe një asist. I ftuar në emisonin “Zona Gol” Rroca u shpreh mjaft I kënaqur me paraqitjen e tij, ndësa komentoi edhe një ftesë nga Kombëtarja që deri më tani ka munguar.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë dhe kishim përballë një nga rivalët për Superligën e Turqisë. Kishim besim te fitorja pasi kemi edhe një trajner mjaft të mirë që na jep shumë besim në lojën tonë. Nuk ndahen me Abazajn pasi është hera e 3-të që e marr në skuadër pasi e kam marrë te Luftëtari, Kukësi dhe këtu tani në Turqi. Më ka premtuar që transfertën tjetër do të marri ai mua. Ka shumë lojtar cilësor në Shqipëri dhe te Kukësi që mund të bëjnë mjaft mirë këtu.
Të gjithë lojtarët e Kukësit vitin e kaluar mund të bënin shumë punë te Instambulspor. Kombëtarja? E kam menduar dhe mendohet gjithë kohën pasi të gjithë e duan. Është një plus për një lojtar që të përfaqësoj kombin e vetë. Për momentin nuk kam pasur kontaktakt, por besoj se me paraqitje të mira mund të vijë edhe ftesa në Kombëtare. Kam pasur bisedime me Instambulsor dhe kam udhëtuar në Turqi për të takuar drejtuesit e kësaj skuadre dhe deri më tani e kam justifuar besimin e tyre. Shpresoj të vazhdoj kështu pasi klubi na ka pritur shumë mirë si mua dhe Abajn.
Numri 61? Ka një histori të veçantë pasi sa erdha në këtë skuadër pyeta se çfarë numri ka të lirë dhe kishte shumë. Këtu janë të fiksuar me numrat e prefikset e qyteteve dhe ishte dëshira e tij që të vishja këtë numër.
Bojkoti i Superligës? Është diçka e çuditshme dhe të gjithë njerëzit këtu pyesin. Duhet të ketë një zgjidhje pasi unë nuk jam pro bojkotit pasi jam futbollist. Kushtet që presidentët kanë kërkuar janë të plotësueshme ashtu si në çdo vend të botës. Është pak problem kur nuk luan pasi as lojtarët nuk paguhen”.