
Dinamo është klubi më i përfolur në Shqipëri. Ekipi kryeqytetas prej disa vitesh militon në Kategorinë e Parë, por ky sezon i ri mund ta gjejë në elitë. Problemet e Skënderbeut me UEFA-n, mund të zbresin korçarët një kategori më poshtë dhe pikërisht skuadra blu mund të ngjitet mes më të mirave. Presidenti Ardian Takaj është përfolur se mund të blejë aksionet e klubit dinamovit. Megjithatë shifrat e kripur që ka vendosur kreu aktual i kryeqytetasve, Besnik Sulaj, mund të prapësojë Takajn.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije për newsport.al që Sulaj kërkon 800 mijë euro për të shitur të gjitha aksionet e Dinamos. Në fakt një shifër e tillë vlen për stemën dhe historinë që ka klubi dinamovit në futbollin shqiptar, pasi të gjitha terrenet janë uzurpuar nga qeveria. Pritet me interes se si do të përfundojë kjo histori, ku duhet thënë që një rikthim i mundshëm i Dinamos në Superiore, do t'i jepte tjetër ton kampionatit shqiptar.