
Janë mbyllur dy duelet e javës së parë të Superligës së moshave U17, me Partizanin që është mundur në shtëpi 2-3 nga Shkodra. Kanë qenë miqtë ata që kanë kaluar të parët në avantazh me Hasanin në të 32 minutë. Në fundin e së parës, ka barazuar Qokaj nga pika e bardhë.
Pjesa e dytë ka folur për miqtë, që kanë gjetur golat me Hoxhaj dhe Cini për 1-3. Në fund të ndeshjes kishte vend edhe për golin e Mashës për të kuqtë, me Partizanin që humbi 2-3.
U17 Grupi A/ Partizani 2-3 Shkodra FK (Qokaj 45', Masha 83' / Hasani 32', Hoxhaj 50', Cini 80')
Për moshat U17 është zhvilluar edhe dueli mes Football Republic dhe FC Pepa, me vendasit që kanë fituar 3-0. Ka qenë Hoxha që ka kaluar në avantazh të tijtë në të 44 minutë, me pjesën e parë që është mbyllur minimalisht 1-0. Në të dytën, Football Republic ka shënuar dy gola me Murataj dhe Petro, për rezultatin final 3-0.
U17 Grupi B/ Football Republic 3-0 FC Pepa (Hoxha 44' Murataj 72' Petro 80')