Do zhvillohen sot shtatë ndeshjet e javës së fundit të Kategorisë së Dytë. Duke nisur nga 15:00 në fushë do zbresin 14 skuadra në dy grupet. Në atë A, Internacional pret kampionët e Shkumbinit. Grupi B do ofrojë sfida të forta, me skuadrat që ende nuk kanë marrë verdiktet për zonën e mbijetesës.
Maliqi luan me Përmetin në Korçë, teksa maliqarët do ngrejnë trofeun e kampionit dhe më pas do festojnë me tifozët e tyre, teksa kanë shkruar historinë duke u ngjitur për herë të parë në Kategorinë e Parë.
Sot – 15:00 – Kategoria e Parë
Grupi A
Internacional – Shkumbini
Grupi B
Delvina – Tepelena
Përmeti – Maliqi
Kelcyra – Gramozi
Memaliaj – Skrapari
Albpetrol – Naftëtari
Labëria – Butrinti