Kukësi dhe Luka Milunovic kanë vendosur të ndajnë rrugët. Sulmuesi serb u afrua te verilindorët verën e shkuar, duke luajtur 34 takime në Superligë, teksa shënoi 7 gola dhe dhuroi 3 asistime.
Me kontratën një vjeçare, palët kanë vendosur mos rinovojnë. Afrimi i Gegës në stol ka bërë që sulmuesi 29 vjeçar mos ishte në planet e tropojanit.
Duket se do jetë Agnaldo Moraes zëvendësuesi i tij, me brazilianin që është njohje e vjetër e trajnerit dhe luan në mesfushë dhe krahët e sulmit.

Poll