Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

6 lojtare të Bilishtit të helmuara, FSHF-ja zbulon gjendjen e 3 prej tyre

Shkruar nga NEWSPORT
6 lojtare të Bilishtit të helmuara, FSHF-ja zbulon gjendjen e 3 prej

Federata shqiptare e futbollit ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në ndeshjen e femrave Partizani-Bilishti. Kjo ndeshje u ndërpre për shkak se 6 lojtare të Bilishtit kanë pasur gjendje të fikti për shkak se janë helmuar nga ushqimi e 3 prej janë dërguar në spital. Përmes një reagimi zyrtar, FSHF bën me dije se vajzat pasi janë vizituar në spital janë larguar.

Postimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë dramën e klikimeve të krijuara ditën e sotme në lidhje me ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21-të të kampionatit, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjendje të fikëti

Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, KFF Partizani, që kanë qëndruar së bashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave.

Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit.

I bëjmë thirrje të gjithë mediave që të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e ngjarjeve të tilla, duke parë që kanë të bëjnë me emocione të lojtareve, prindërve dhe të afërmve të tyre.

Në garën e eksluziveve dhe klikimeve duhet të tregojmë së paku humanizëm dhe profesionalizëm.

LEXO EDHE:https://newsport.al/momente-te-frikshme-ne-futbollin-e-femrave-6-lojtare-te-bilishtit-humbin-ndjenjat-ne-fushe/

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga