
Është zhvilluar sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, një mbledhje me karakter informues për licensimet e klubeve në Kategorinë e Dytë të futbollit. Zyrtarët e FSHF-së, kanë bërë me dije pesë pikat ku kërkohet vëmendje, teksa theksi vendoset në pjesën e infrastrukturës. Sipas Eduart Gjnin, menaxher për licensiimet pranë FSHF-së, klubet do të monitoreohen dhe deri në fund të majit gjërat duhet të përmirësohen, në të kundërt licensa për pjesëmarrjen në kampionatin e ardhshëm do të refuzohet.
"Zhvilluam një takim për licensimin e klubeve të Kategorisë së Dytë, ku morën pjesë përfaqësues të të dy grupeve, të veriut dhe të jugut. Problemet që diskutuam në këtë takim ishin pjesa e plotësimit të pesë kritereve, kriterit sportiv, atij infrastrukturor, administrata dhe personeli, kriteri ligjor e ai financiar. Theksi në diskutime u vu te kriteri i infrastrukturës, pasi në Kategorinë e Dytë kjo lë shumë për të dëshiruar.
Në diskutime, të gjithë përfaqësuesit e klubeve u angazhuan për një përmirësim të dukshëm të infrastrukturës. Një rëndësi dhe theks të veçantë i vuri diskutimit edhe eksperti Lysien Nurishmi, i cili theksoi se ne do të bëjmë një tur në të gjitha stadiumet e këtyre kategorive, do të lëmë detyrat përkatëse dhe në fund të majit do të konkludojmë për dhënien ose jo të licencës për të gjitha skuadrat e kategorisë së dytë ", theksoi Eduart Gjini.