
Laçi arriti një fitore të thellë 5-2 ndaj Vllaznisë. Pas barazimit ndaj Teutës, kurbinasit u rikthyen te fitorja duke mposhtur shkodranët. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajneri Cungu u shpreh I kënaqur me 3 pikët e marra.
Fitorja ndaj Vllaznisë? “Pjesën e parë e nisëm mirë dhe patëm ritëm dhe shpërdoruam shumë. Po të ishim më të thjesht mund ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë. Futbolli nuk ka mëshirë dhe kanë qenë rezultate më të thella dhe janë përmbysur. Në pjesën e dytë I dhamë mundësi kundërshtarit për të na shënuar dhe Vllaznia na vuri në vështirësi dhe mund të rrezikonim rezultatin. Shënuam golin e 3-të e pësuam shpejt, ndërsa me golin e 4-të u mbyll gjithçka.
Nuk duhet të harrojmë që kishim 4 mungesa kryesore ditën e sotme dhe nuk janë pak për një ekip si puna jonë. Kundërshtari ka cilësi dhe ne duhet të ishim pak më shumë konkretë para portës. Kishim lojtarë të rinj në fushë dhe duan kohë të jenë më efikas për skuadrën.
Kemi mangësi, por kemi djem të rinj që duan kohë. Na duhen lojtarë me eksperiencë që marrin përgjegjësi në fushë. Nuk I marrim me seriozitet kur humbim topin dhe mungesat ndikojnë. Nuabueze? Shpresoj që të jetë në ndeshjet e fundit pasi duhet edhe një javë terapi. Uroj të jetë prezent për ne në një ndeshje apo dy dhe për ne është shumë e rëndësishme”.