Një lajm fantastik ka ardhur sot zyrtarisht nga UEFA për katër klubet e Superligës. Në fletoren zyrtare, institucioni që drejton futbollin në Europë ka zbardhur vendimin për të akorduar 450 milionë lekë (të vjetra) për Partizanin, Skënderbeun, Tiranën dhe Flamurtarin. Të katërt këto klube do të ndajnë mes tyre këtë fond që vjen për shkak të lojtarëve të grumbulluar me ekipet kombëtare gjatë fushatës eleminatore “Euro 2016”.
Neësport.al ka mësuar sot emrat e lojtarëve që kanë pasuruar klubet e tyre. Alban Hoxha është grumbulluar rregullisht me kuqezinjtë e për këtë motiv ai ka mundur ti sjellë Partizanit 129 mijë euro. Orges Shehi përfaqëson Skënderbeun dhe ka sjellë 119 mijë euro me prezencat e tij ndërsa Frashëri, Karabeci, Curri, Bulku dhe Ristevski i kanë sjellë Tiranës 46 mijë euro. Gjeorgjani Nikoloz Gelashvili i ka sjellë arkës së Flamurtarit 37 mijë euro përfitime.