Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

400 mijë dollarë buxheti për ta bërë Korabin një klub Superior, ja projekti për debutimin

Shkruar nga NEWSPORT

Korabi është skuadra që do të militojë në Kategorinë Superiore në sezonin 2016-2017 pas plot 54 vitesh. Por, kohët kanë ndryshuar. Elita tashmë është shumë më ndryshe nga çfarë ka qenë dhe shumë më ndryshe nga Kategoria e Parë.

[caption id="attachment_26971" align="alignleft" width="300"]Stafi drejtues i Korabit për këtë sezon Stafi drejtues i Korabit për këtë sezon[/caption]

Që nga kontratat e lojtarëve e deri te kushtet për akomodim dhe prezantim kanë ndryshuar dhe duan një përfaqësim dinjitoz. Pikërisht këtë punë kërkojnë që të bëjnë drejtuesit dhe presidenca e skuadrës dibrane.

Organizimi i ekipit ka nisur që në detaje, nga baza materiale e deri te reklamat dhe sponsorizimet, ndërsa buxheti që është mbledhur për të mbështetur ekipin në elitë shkon në 400 mijë dollarë bëjnë të ditur burime për "newsport.al".

Peshën më të madhe të sponsorizimit e kanë drejtuesit Naim Agolli dhe Selim Rusi, ndërsa dhe Bashkia Dibër ka një pjesë të konsiderueshme të buxhetit për sportin. Gjithsesi, nuk duhen lënë pas dhe sponsorizuesit e tjerë që kanë bërë të mundur akomodimet dhe bazën materiale.

Korabi pas kthimit nga Peshkopia, ku po zhvillon fazën përgatitore, do të kthehet në Tiranë, aty ku ka rënë dakord dhe ka firmosur një kontratë me klubin bardheblu për fushën stërvitore dhe terrenet. Pra, mund ta quajmë dhe një klub kryeqyteti për këtë arsye. Ndërsa është premtuar dhe nisja e punimeve për një impiant të vogël, por modern, i cili do të rikthejë skuadrën shumë shpejtë në Peshkopi, aty ku tifozët janë më të shumë në numër dhe përkrahja është e zjarrtë.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga