Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

4 skuadrat që nuk udhëtuan në Turqi për fazën përgatitore, ku do qëndrojnë këto ekipe

Shkruar nga NEWSPORT
4 skuadrat që nuk udhëtuan në Turqi për fazën

Thuajse të gjitha ekipet e tjera, përzgjodhën Antalian në Turqi, si vendin ideal ku do të zhvillojnë fazën përgatitore. 4 prej ekipeve të Superligës kanë vendosur të qëndrojnë në Shqipëri, duke mos u larguar jashtë vendit, kjo për shkak të problemeve financiare që kanë pasur klubet.

Vllaznia ka vendosur që fazën përgatitore ta zhvillojë në Shkodër, por nuk përjashtohet mundësia që ekipi disa ditë t'i kalojë në Ulqin. Korabi është skuadra tjetër që ka vendosur të zhvillojë stërvitjen në Tiranë. Ky vendim ka ardhur si pasojë e kushteve jo të mira ekonomike të klubit.

Laçi është një ndër 4 skuadrat që ka vendosur të mos largohet nga Shqipëria, kjo, sepse drejtuesit e klubit janë fokusuar në merkato, duke mos i kushtuar rëndësi kësaj pjese. Ndërkohë që edhe Teuta, që ndryshe nga viti i kaluar, ku zhvilloi fazën përgatitore në Turqi, këtë vit ka përzgjedhur Durrësin për t'u përgatitur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga