
Skënderbeu e nisi shumë mirë kampionatin, por që me kalimin e javëve skuadra filloi të dobësohej. Në 4 ndeshjet e fundit, korçarët nuk kanë arritur të marrin asnjë pikë, duke pësuar kështu 4 humbje.
Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit bardhekuq të vihen në lëvizje dhe menjëherë kanë nën "radarë" 3 lojtarë. Sikurse e ka pohuar edhe presidenti Ardian Takaj, korçarët kërkojnë shërbimet e Ardit Krymit, Stefan Cicmil dhe Ivan Fushtar. Merkatoja ende nuk është hapur zyrtarisht, e ndërsa me shumë interes priten zhvillime të reja nga kampi korçar.
Poll