Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

4 gola vendosin miqësoren, Bylisi bind ndaj ekipit të Kategorisë së Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
4 gola vendosin miqësoren, Bylisi bind ndaj ekipit të Kategorisë

Bylisi është një nga skuadrat e Superligës shqiptare që ka zhvilluar më shumë ndeshje miqësore gjatë pauzës së kampionatit. Ballshiotët kanë zbritur sot në fushë ku janë përballur në një test miqësor ndaj Albpetrolit, ekip që militon në Kategorinë e dytë. Sfida është zhvilluar në qytetin e Patosit dhe është mbyllur me fitoren 1-3 për ballshiotët.

Dy golat e Qardakut dhe Antoni Beji nga pika e bardhë e penalltisë i kanë dhënë triumfin Bylisit. Një lajm I mirë për trajnerin Dovedan është rikthimi në skuadër nga dëmtimi i sulmuesit Antoni Beji që sezonin e kaluar luajti pak ndeshje për shkak të një dëmtimi të rëndë. Ditën e nesërme Bylisi do të luajë sërish miqësore e këtë herë ndaj Teutës në "Niko Dovana".

Miqesore

Albpetrol-Bylis 1-3

Golat: Qardaku (2), Antoni Beji (11-m)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga