
Partizani ka zhvilluar ditën e sotme një miqësore brenda familjes duke u përballur me Partizani B. Takimi u mbyll në barazim 2-2 me skuadrën e drejtuar nga Daja që evitoi humbjen me Marinajn.
Partizani B i drejtuar nga Dritan Mehmeti shënoi golin e parë të ndeshjes me Gjeçin, ndërsa ekipi i Dajës barazon me Malën. Në minutën e 84-të Deliu kalon Partizanin B në avantazh, ndërsa Partizani barazon dy minuta më vonë me Marinajn.
FK PARTIZANI 2 - 2 PARTIZANI B
Shënues: Mala 46', Marinaj 86' /Gjeçi 10', Deliu 84'
Formacioni: L.Malaj, Belica, Hakaj, Dajçi, Balla, Broja, Mala, Bardhi, Asani, Cara, Braun
U aktivizuan: Cardoso, Ferati, Kodra, Solomon, Kote, Hasa, Çinari, Marinaj
Trainer. Ilir Daja
Partizani B: Xhameta, Melani, Peqini, Arbana, Allmeta, Palluqi, Gjinaj, Ndreaj, Gjeci, Berdufi, Veriu
U aktivizuan: Qato, Rexhepi, Cami, Qyra, Deliu
Trainer. Dritan Mehmeti