
Napoli ka refuzuar ofertën e Manchester United për Kalidou Koulibaly. Anglezët ofruan 30 milionë euro për qendërmbrojtësin, por italianët u treguan të prerë duke i thënë "Jo". Vetë ai ka dashur të largohet, megjithatë tashmë gjithçka duket e ndërlikuar.
Siç raporton e përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport", gjiganti i Premier League-s vendosi ofertën mbi tryezë, mirëpo drejtuesit e Napolit e refuzuan menjëherë. Kjo gjë duket se ka irrituar dhe 30-vjeçarin me dëshirën e shprehur për t'u larguar nga napolitanët.
Poll