
Eneo Bitri është momentalisht më i kërkuari në merkato nga lojtarët e Partizanit. Mbrojtësi i kuq përflitet për një largim të mundshëm jashtë Shqipërisë, që mund t’i sjellë arkave të klubit të paktën 100 mijë euro. Newsport.al tregoi fillimisht interesin që ishte shprehur për të nga Izraeli, teksa pista të tjera po dalin në dritë.
Plot 250 mijë euro pagë për Bitrin ka afruar klubi i Netchi Faragona nga Uzbekistani raporton SuperSport dhe 100 mijë dollarë për të blerë kartonin e tij nga Partizani. Ofertë e majme, ku sigurisht bie në sy paga, por është vetë 25-vjeçari që ka refuzuar për shkak të nivelit të kampionatit.
Kështu beratasi ka vendosur të synojë hapa sa më të lartë në karrierë, duke refuzuar pagë tunduese. Nefchi Faragana mban aktualisht vendin e parafundit në kampionat, teksa në Uzbekistan ka fituar 5 herë kampionatin dhe koleksionon 2 kupa.