
Sot, ekipi i Partizanit është vendosur të lihet pushim, pasi nga java tjetër jo vetëm për të kuqtë, por për të gjitha ekipet e Superligës do të nisin përgatitjet e fundit për takimet e para të pjesës së mbetur të kampionatit.
Nga e hëna, mësohet ekipi do të vihet sërish në punë për të filluar përgatitjet për Luftëtarin, takimi i parë zyrtar për vitin 2017-të, që do të luhet në datën 29 janar.
Vendimi për një pushim 24 orësh është marrë nga stafi teknik i ekipit, duke parë se pjesa e mbetur e kampionatit do të jetë i vështirë, ndaj dhe është vendosur për një pushim këtë të dielë.
Poll