Tirana U-21 do të nisë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Është klubi i Tiranës që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije që në 13 gusht të gjithë lojtarët e këtij ekipi zinxhir do të vihen nën urdhrat e trajnerit Erbim Fagu. Në lajmërimin për mediet thuhej:
“Ekipi U-21 nis në datë 13 Gusht stërvitjen për sezonin e ri. Java e ardhshme pret skuadrën për tu grumbulluar në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Të rinjtë do të rreshtohen përballë trajnerit Erbim Fagu dhe zv. Trajnerit Endri Ohri të cilët do të kenë nën drejtim ekipin U21 për sezonin 2021/2022.
KF Tirana Academy- Me hapa kampionësh!”
Kujtojmë që njëkohësisht Fagu është edhe ndihmës trajner i Orges Shehit në skuadrën e parë të Tiranës.