Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

2019-ta viti i Partizanit, vajzat e volejbollit shkruajnë historinë në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT

Duket se 2019-ta është viti I Partizanit, sin ë futboll, por edhe në volejboll. Partizani në volejboll për femra arrin të kualifikohet në raundin e dytë të Champions League, duke eleminuar në fazën e parë ZOK Bimal-Jedinstvo.

Në takimin e parë, të luajtur në kryeqytet, vajzat kanë fituar me rezultatin 3-1 me sete, e ndërsa sonte kanë arritur edhe kualifikimin për të vazhduar më tej në ëndrrën europiane.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, klubi I kuq shkruan se ndihet krenar me vajzat që kanë arritur të sigurojnë këtë kualifikim, nën urdhërat e trajnerit Nejat Sancak.

Postimi i klubit të Partizanit:

KRENAR PËR JU VAJZA

EKIPI KAMPION I PARTIZANIT NË VOLEJBOLL KUALIFIKOHET NË RAUNDIN E DYTË TË LIGËS SË KAMPIONEVE

Kampionet e Partizanit në volejboll për femra kanë arritur të sigurojnë një kualifikim historik në Ligën e Kampioneve, në turin e dytë të këtij kompeticioni.

Vajzat e drejtuara nga trajneri Nejat Sancak kanë siguruar sot kualifikimin ndaj boshnjakeve ZOK Bimal-Jedinstvo.

Postimi i klubit të Partizanit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga