Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

20 milionë lekë për VLLAZNINË, presidenti Duka shpërblen ekipin shkodran

Shkruar nga NEWSPORT
20 milionë lekë për VLLAZNINË, presidenti Duka

Suksesi i Vllaznisë për femra që u kualifikuan më tej në Champions League nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga Federata Shiqptare. Presidenti Duka uroi ekipi shkodran disa ditë më parë, ndërsa do të shpërbleje ekipin dhe me një premio prej 20 milionë lekë. Një lajm të tillë e ka konfirmuar presidenti i klubit shkodran Lazer Matija për "Shkodra Sport".

"Dua të falenderoj publikisht Federatën Shqiptare të Futbollit dhe në veçanti presidentin e saj, z. Armando Duka të cilën kanë akorduar një mbështetje financiare prej 20 milionë lekësh të vjetra për ekipin. z. Duka gjatë të gjitha ndeshjeve të turit të parë ka qenë në kontakt me ne, duke na inkurajuar e mbështetur për arritjen e këtij suksesi. Edhe akordimi i kësaj shume, është një tjetër arsye për të thënë se Federata po ndjek me vëmmendjen e duhur ecurinë e ekipit tonë dhe po inkurajon për të vazhduar dhe më tej me sukseset".

Vllaznia do të përballet me ekipin Fortuna të Danimarkës në ndeshjen e radhës të Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga