
Kategoria e Dytë do të zhvillojë sot duelet e javës së 18-të në dy grupet. Plot 9 duele do të zhvillohen sot, me 18 qytete që do iu rikthehet sporti më i ndjekur pas pandemisë Covid-19. Për grupin A bie në sy dueli Internacional - Vllaznia B dhe Mirdita - Tirana B, ndërsa Klosi do të presë Vorën. Në grupin A ndeshjet do zhvillohen në dy orare.
Për grupin B të kësaj kategorie do zhvillohen gjashtë duele, të gjitha në orën 17:00. Tomori pret Butrintin, ndërsa Maliqi udhëton në Skrapar. Albpetroli udhëton në Delvinë, ndërsa interesante do jenë dhe duelet e tjera.
Kategoria e Dytë, java 18
Grupi A
Internacional - Vllaznia B (17:00)
Mirdita - Tirana B (14:00)
Klosi - Vora (17:00)
Grupi B - 17:00
Skrapari - Maliqi
Tomori - Butrinti
Naftëtari - Përmeti
Tepelena - Gramozi
Selenica - Memaliaj
Delvina - Albpetrol