Klodian Nuri u shpall golashënues i Kategorisë së Parë teksa këtë sezon arriti të realizonte plot 17 gola. Në 25 ndeshje ku u aktivizua, mesfushori shtatshkurtër mori rolin e protagonistit duke dhënë një kontribut të padiskutueshëm për qëndrimin e Elbasanit në Kategorinë e Parë.
Forma e treguar këtë edicion futbollistik ka nxitur interesin e klubeve të elitës duke e vënë 25 vjeçarin në radarin e tyre. Aktualisht ai po shijon pushimet në jug të vendit, ndërsa në fillimin e javës së ardhshme priten zhvillime.
Shifrat flasin në favor të tij dhe 17 golat e shënuar, veçanarisht në rolin e mesfushorit, kanë nxitur interesin e elitës së futbollit shqiptar për ta pasur në gjirin e tyre.