Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri do rikthehet në fushë në 22 janar 2022 për të vijuar garën me javën e 16, teksa të gjitha sfidat luhen në 13:30. Pas pushimeve disa javore, 16 skuadrat do kërkojnë ta nisin vitin mbarë, teksa kalendari rezervon sfida të forta për kryesuesit.
Bylis që mban kreun me 38 pikë do luajë me Besëlidhjen në Ballsh, ndërsa Erzeni pret në Shijak skuadrën e Apolonisë. Lushnja pret Maliqin, Burreli luan me Tërbunin, Korabi me Tomorin dhe Pogradeci me Butrintin.
Kategoria e Parë, e shtunë 22.01.2022
Ora 13:30
Erzeni – Apolonia
Vora – Shkumbini
Lushnja – Maliqi
Burreli – Tërbuni
Korabi – Tomori
Pogradeci – Butrinti
Turbina – Besa
Bylis – Besëlidhja

Poll