Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

130 milionë euro për INTER dhe rrogë "faraonike" te Chelsea, Lukaku fut në sherr drejtuesit e zikaltërve

Shkruar nga NEWSPORT
130 milionë euro për INTER dhe rrogë "faraonike" te

Lukaku e ka vendosur dhe dëshiron rikthimin te Chelsea. Sky Sport në Itali bën me dije se sulmuesi belg i ka komunikuar dëshirën drejtuesve zikaltër, me Blutë e Londrës që do arkëtojnë plot 130 milionë euro në llogarinë e kampionëve të Italisë.

Paga prej 12 milionë eurosh në sezon duket se ka qenë çelësi për arritjen e akordit me lojtarin, teksa te Inter kanë plasur polemikat. Në orët e fundit, mediet tej Adriatikut bëjnë me dije se drejtuesit e zikaltërve kanë pasur një "sherr" në lidhje me transferimin.

Drejtori Marotta dhe trajneri Inzaghi janë kundër largimit te Lukakut, me presidentin Zhang që kërkon të rregullojë bilancet pas një viti pandemik. Kriza që Suning pati, bëri që të largohej edhe trajneri Conte, pikërisht sepse nuk mori premtimin e mbajtjes në ekip të yjeve të skuadrës. Pas Hakimit, pritet që Lukaku të jetë i larguari i radhës.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga