Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

12 gola, Tirana motor golash javën që lamë pas; Ekipi i Bledar Devollit do surprizojë kampionatin e 19-vjecarëve

Shkruar nga NEWSPORT
12 gola, Tirana motor golash javën që lamë pas; Ekipi i Bledar

Bledar Devolli, trajneri i U-19, duket se ka krijuar ekipin që nuk do të përmbahet në këtë sezon të ri për bardheblutë.

Të dielën, në fushën e kompleksit "Skënder Halili" u luajt ndeshja e parë në kampionat për 19 vjecarët, kundër Ajaksit të Shkodrës.

Ekipi shkodran shënoi I pari pas një gabimi të portierit bardheblu. Por ky ishte vetëm një detaj. 80 minutat e mbetura folën vetëm për Tiranën.

Mbrojtja, mesfusha e sulmi, ishin të papërmbajtshëm, cka rezultoi në jo pak, por 6 gola, një start I mirë për 19 vjecarët e Tiranës që nuk e kanë ndjerë prej shumë kohësh në kampionat shijen e fitores.

Aksione të mirëorganizuara, dhe një skuadër, që nuk iu nda gjysmëfushës së ekipit kundërshtar, duket se ekipi I Devollit, do të jetë furnizuesi kryesor edhe për ekipin e parë të Tiranës.

Gjumsi, ishte golashënuesi kryesor për Tiranën me realizime në minutën e 34, 26 dhe 44. Më pas, golat u rezervuan për shokët e tjerë të skuadrës: Malo në 54, Pasmaciu në 66 dhe Musai në 80.

Fusha u dominua bardhe e blu, pasi edhe Migen Memelli, me U-17, e fitoi ndeshjen e nisur në orën 10.00 me 3 gola duke pasur një start po aq të mirë të kampionatit.

Dhe larminë e golave të kësaj jave e nisi Ard Mema me ekipin e parë, ku ekipi realizoi tre gola kundër Skënderbeut.

Tirana U-19: Kodra, Cici, Malo, Nurja, Musai, Ceku, Stafa, Abazaj, Gjumsi, Hasaj, Elezi

Të gatshëm: Balozi, Nikaj, Sefa, Bajraktari, Pasmaciu, Zëre, Methoxha, Shkreta, Avdiu, Koni

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga