Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

10 vite pas rrëzimit nga Superliga, klubi i së Dytës me donator dhe projekt serioz

Shkruar nga NEWSPORT
10 vite pas rrëzimit nga Superliga, klubi i së Dytës me donator

Gramozi duket se ka një plan konkret për të shpëtuar nga Kategoritë inferiore. Klubi nga Erseka është në bisedime me Ardian Lekën, biznesmenin kolonjar që jeton në Hollandë prej 1991. Së fundmi, Leka ka propozuar një projekt për mbështetjen e futbollit në Kolonjë, duke rikthyer shpresën në qytetin juglindor.

Ditët në vijim, Leka do të ketë një takim me shoqatën e tifozëve "Gramozi" dhe një përfaqësi nga pushteti lokal. Leka është kreu I shoqatës së bizneseve për diasporën, teksa afrimi I tij shihet me optimizëm nga komuniteti I sportit në qytetin e vogël juglindor. Pritet që në Ersekë të ketë zhvillime të reja, me Gramozin që 10 vite më parë merrte pjesë në Superligë, duke luajtur edhe me Realin e Madridit në një test miqësor në "Qemal Stafa".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga