Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

“1 pikë me shumë vuajtje”, Edi Martini kërcënon Tiranën: Japim maksimumin në Kupë, kemi ekip me karakter

Shkruar nga NEWSPORT
“1 pikë me shumë vuajtje”, Edi Martini kërcënon

Trajneri i Teutës, Edi Martini dha prononcimin e tij për MCN TV në përfundim të ndeshjes me Egnatian. Martini iu kënaq pikës së marrë dhe beson se ekipi i tij do të luftojë edhe për Kupën.

“E dinim forcën e Egnatias, pjesën e parë presuam lart pavarësisht se kualitetet e tyre bëjnë diferencën. Besoj se ja arritëm, pjesën e dytë tentuam të shkonim lart, por nuk patëm forca të shumta në sulm. Bëmë mirë, morëm 1 pikë në këtë fushë dhe me këtë ekip si Egnatia.

Kisha Kotobellin, Dajën, Arifin e Çyrbjen të dëmtuar, duke patur parasysh kontigjentin që kisha jam i kënaqur me këtë pikë. Faust u fut edhe u dëmtua prapë. I përgëzoj djemtë pasi sakrifikuan deri në fund për 1 pikë me vlera.

Jam i sigurtë që do të kthehen nga dëmtimi lojtarët. 4 lojtarë që vijnë më ngrohin shumë, me djemtë e rinj do t’ja dalim.

Kupa? Do ta sulmojmë deri në fund, s’kemi lojtarë mjaftueshëm por 1 ndeshje është dhe do të sforcohemi shumë. Djemtë e duan futbollin, sakrifikojnë shumë, kemi një ekip me karakter dhe do të bëjmë maksimumin në Kupë”, tha Martini.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga