
Kategoria e Parë starton në javën e ardhshme dhe skuadrat kanë patur mundësi për të zhvilluar një test miqësore. Dinamo ka zhvilluar sfidën e radhës ndaj Tërbunit në Pezë. Skuadra e drejtuar nga Allmuça është mundur minimalishtë me rezultatin 0-1. Përpara nisjes së ndeshjes të dyja skuadrat kanë mbajtur një minutë heshjte në nderim të ish-lojtarit të Dinamos, Vasillaq Zeri i cili nda nga jeta ditën e djeshme.
Miqësore/ DINAMO 0-1 Tërbuni
Është luajtur miqësorja e rradhës ditën e sotme në Pezë. Dinamovitët munden minimalisht nga ekipi pukjan dhe ndalen nga plot 4 shtylla në pjesën e dytë.
Kjo ishte ndeshja e katërt miqësore për blutë dhe e para humbje gjatë kësaj periudhe përgatitore përpara pjesës së mbetur të sezonit.