Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia kërkon mbijetesën, 180 minuta vendimtare, drejtuesit mbështjetje maksimale

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia kërkon mbijetesën, 180 minuta vendimtare, drejtuesit

Ekipi i Vlaznisë po përgatitet për 180 minutat e mbijetesës dhe për këtë drejtuesit e klubit kanë shprehur mbështetjen maksimale ndaj skuadrës.

Gjendja e ekipit nuk është aq e mirë pasi shkodranët luftojnë për mbijetesë, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit.

Gjatë analizës së ditës së djeshme në seancën stërvitoren nga ana e stafit teknik, administratorit Gjyrezi dhe drejtorit sportiv Zeka është folur me më në detaje rreth situatës në të cilën ndodhet skuadra.

Drejtuesit e klubit të Vllaznisë kanë  kërkuar që dy ndeshjet e fundit asaj me Teutën në "Niko Dovana" dhe me Tiranën që e presin në Shkodër, lojtarët të japin maksimumin.

Sfida ndaj Teutës konsiderohet më e rëndësishmja dhe llogaritë për mbijetesën duhet t'i mbyllin aty për të mos rrezikuar më shumë.

Në dispozicion janë vendosur autobusë për tifozët e Vllaznisë, të cilët do të jenë mbështetje e madhe për ekipin shkodran në takimin kundër durrsakëve.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga