Gjirokastritët kanë nisur dje përgatitjet në Veria të Greqisë, në pikën turistike Nausa – Pigadia, ku me vete kanë marrë më pak se 18 lojtarë, ndërsa të tjerët do të bashkohen në ditët në vazhdim. Merkato e bluzinjve deri më sot ka vazhduar pa shumë bujë, pasi nuk ka pasur emra.
Përveç rinovimeve në fund të sezonit, tashmë janë afruar lojtarë të rinj në moshë dhe me të ardhme. Strategjia e bluzinjve është që të ndërtojnë skuadër për të ardhmen. Së fundmi grupit iu janë bashkuar dhe tre elementë të rinj.
Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Ardit Ziaj, i cili luan në sulm dhe ka shënuar 23 gola me skuadrën e tij U-17. Gjithashtu dhe 19-vjeçarët Kristi Koshi e Rudi Mahmuti. Të tre lojtarët vijnë nga moshat e Luftëtarit. Ndërsa sot pritet që të bashkohen gjashtë lojtarët e huaj që janë planifikuar që të jenë pjesë e gjirokastritëve për sezonin e ri.