
Portugalia në ditën e sotme ka arritur të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në Kupën e Botës, pasi ka arritur të mposhtë me rezultatin minimal 1-0 Marokun. Njeriu i ndeshjes pa dyshim ishte Cristiano Ronaldo, i cili përveçse i ka dhuruar fitoren skuadrës së tij, tashmë ka thyer edhe një rekord europian, duke u bërë kështu lojtari i cili ka shënuar më shumë gola me Kombëtaren, plot 85 gola në 151 ndeshje, ndërsa në vendin e dytë është Ferenc Puskas me 84 gola, të shënuara me Spanjën dhe Hungarinë.
Kujtojmë që deri më tani Ronaldo ka shënuar 4 gola në Botëror, në dy ndeshje të zhvilluara, ku padyshim vlen të përmendet performanca ndaj Spanjës, ku arriti të shënojë 3 gola.
Poll