
Futbolli shqiptar ka humbur një legjendë si Ali Mema, ish-lojtari i Tiranës dhe Vllaznisë. Në një prononcim për newsport.al, ish-futbollisti i bardhebluve, Bedri Alimehmeti është shprehur se Mema ka qenë një "mbret" i ajrit, një lojtar i kompletuar, i palodhur dhe plot grintë.
"Tejet te veshtire e kam te lidh dy fjale tani per te madhin Ali Mema. Dora s'me ben te shkruj, zemra me dhemb, lotet s'me reshtin. Ali Mema s'eshte me. Mesfushori gjigand i mesfushes bardheblu, mbreti i ajrit, i kudondodhuri ne çdo cep te fushes se gjelbert, futbollisti qe luajti ne te gjitha rolet, nga portier e me radhe. Lojtar i palodhur plot grinte qe ne situata nga me te veshtirat e merrte skuadren per dore dhe e conte drejte suksesit".
/Newsport.al/