[caption id="attachment_21864" align="alignleft" width="300"] Gut Tafaj, trajneri i ri i portierëve të Kukësit[/caption]
Ardhja e Ernest Gjokës në krye të skuadrës verilindorë ka sjellë dhe një sërë ndryshimesh në stafin e tij. Është larguar përgatitësi i portierëve, Kujtim Shtama, i cili u afrua gjatë ardhjes së Klodian Duros, gjithashtu dhe Edmond Dalipi nuk do të jetë më në staf si ndihmës, rol që e ka bërë gjatë periudhës kur skuadrën e drejtonte Hasan Lika.
Në vendin e tyre janë emëruar Gut Tafaj, i cili gjatë 18 muajve të fundit ka qenë trajner portierësh te Al Jahra në Kuvajt. Postin e zëvendës trajnerit e ka marrë ish-futbollisti i njohur i Partizanit dhe Dinamos, Fatjon Tafaj. Pra, Gjoka - G.Tafaj - F.Tafaj, plotësojnë stafin e verilindorëve për sezonin e ri.