Korabi ka pasur një ditë intensive sot në lidhje me firmosjen e kontratave. Mes të tjerëve, ditën e sotme ka rinovuar kontratën edhe kapiteni i skuadrës, Sokol Mziu. Rinovimi i kapitenit është njoftuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook si më poshtë:
“Zyrtare:
Kapiteni Sokol Mziu do të vijojë të luajë me Korabin edhe për një tjetër sezon. Pas paraqitjes së mirë sezonin e fundit, teksa udhëhoqi grupin drejt ngjitjes në Superligë, Mziu do të jetë protagonist edhe për një vit me ekipin tonë. Mesfushori dibran 29-vjecar ka firmosur sërish për ngjyrat e ekipit të vendlindjes. Suksese Sokol Mziu!”
Galeria fotografike ()
Poll