
Korabi ka rënë matematikisht nga Superiorja, pasi diferenca me Flamurtarin që mban vendin e tetë ka shkuar në 19 pikë.
Dibranët kanë vetëm 12 pikë në tabelën e klasifikimit pas 30 javëve kampionat, të cilat i kanë siguruar falë dy fitoreve dhe gjashtë barazimeve.
Tashmë mbeten 4 skuadra në luftë për të qëndruar në Superiore. Vetëm njëra prej tyre dhe ajo që do gabojë më shumë do t'i shkojë pas Korabit.
Bëhet fjalë për Laçin, Flamurtarin, Teutën dhe Tiranën.
Poll