
Shqipëria do luajë nesër në 20:45 me San Marinon. Ndeshja kualifikuese vlen për gruoin I të Kupës së Botës dhe do zhvillohet në "Elbasan Arena". Për këtë ndeshje, trajneri Edy Reja nuk do ketë gati dy lojtarë.
Amir Abrashi dhe Klaus Gjasula janë jashtë. Abrashi pësoi një lëndim me Hungarinë, me dëmtimin që është më i rëndë nga sa pritej. Gjasula u ndëshkua me karton të verdhë, duke plotësuar numrin e tyre dhe për rrjedhojë do jetë jashtë.
Rikthehen nga pezullimi Bare, Manaj dhe Hysaj, ndërsa Bajrami, Trashi dhe Balaj janë gati dhe nuk kanë probleme me lëndimet. Për formën e Cikalleshit vendoset sot.
Poll