Gazetari i njohur, Bashkim Tufa, i ftuar në emisonin "Gol pas Goli" ka folur për ish-legjendën Ali Mema. Prezent në stadiumin "Selman Stermasi", Bashkim Tufa u shpreh se nëse thua Ali Mema ke thënë Tirana.
"Është e vështirë të flasësh për një pikë tani që është larguar. E ndjej veten pak fajtor pasi duhet të kisha bërë pak më shumë për të. Nëse thua Ali Mema ke thënë Tirana. Nga 24 tituj të Tiranës 7 i ka fituar Ali Mema. Tirana ishte shtëpia e tij e dytë dhe asnjë lojtar nuk ka kaluar më shumë kohë se ai me këtë skuadër. Është kthyer në një legjend që vazhdon të rrojë për tifozët e tiranës. Ka shumë ndeshje të veçanta me ekpin kombëtare por edhe ndaj Ajaksit, Standart Liexh. Titulli i parë i tij është më i veçatnti pas thehu hegjemonin e Dinamos dhe Partizanit. Ka një episod unikal pasi ka qene edhe portieri që ka pritur 3 penallti dhe ka shënuar çdo penallti
Ali Mema spikaste pasi ishte lideri i Tiranës dhe ishte ai që i merrte në krahë skuadrën dhe këtë kërkojmë dhe tifozët e Tiranës", përfundoi Bashkim Tufa.