Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Abraham kthehet sërish në Superiore, mësohet ekipi i ri

Shkruar nga NEWSPORT

Abraham Aleçenu, mbrojtësi nigerian që ka fituar disa tituj kampionë në Kategorinë Superiore me Vllazninë, Tiranën, Elbasanin dhe Dinamon. Ai mund të jetë një ndër lojtarët e huaj që ka fituar më shumë trofe në Shqipëri, ndërsa në sezonet e fundit është aktivizuar në Kategorinë e Parë me Kamzën dhe Mamurrasin.

abrahamPor, gjendja e tij fizike duket se ka bindur drejtuesit e Laçit që ta afrojnë atë. Kështu, Abraham lë Kamzën për të firmosur me Laçin në Superiore. Ai konsiderohej pjesë e kamzalijve, duke qenë se edhe fazën përgatitore e kreu me ta.

Në krahun e majtë të mbrojtjes së Laçit ai do të jetë një alternativë më shumë, pasi ka lojtarë të tjerë si Shala dhe Biba, ndërsa ai nesër do të jetë prezent në stërvitje, duke u vendosur nën urdhrat e trajnerit Troisi.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga