Merveille Ndockyt transferohet te Getafe në La Liga. Ish-mesfushori i Tiranës do të jetë pjesë e skuadrës së njohur në Spanjë.
Tirana do të përfitojë 400 mijë euro nga ky transferim dhe gjithashtu do të mbajë 10% të shifrës në rast se do të transferohet në ndonjë skuadër tjetër.
Merveille ishte i lidhur me një transferim te Osijek në Kroaci, por Getafe ka arritur të bindë drejtuesit e klubit të Tiranës për të marrë shërbimet e mesfushorit 18-vjeçar nga Kongo.
Poll
