Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kastrioti zyrtarizon marrëveshjen me gjashtë lojtarë, surprizë afrimet nga Superliga

Shkruar nga NEWSPORT
Kastrioti zyrtarizon marrëveshjen me gjashtë lojtarë,

Klubi i Futbollit Kastrioti njofton ditën e sotme, se ka mbyllur marrëveshjen me gjashtë lojtarë, të cilët do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ri. Ashtu siç dhe kishin lajmëruar, drejtuesit e klubit kanë bërë goditjen e madhe, duke afruar jo pak, por gjashtë lojtarë, disa prej te cilëve nga Superliga, duke “rikonstruktuar” kështu ekipin.

Klajdi Kuka, Albert Caca, Sokol Mziu Ergi Borshi, Alis Boci, Enco Malindi, janë lojtarët që sezonin e ri do të jenë pjesë e Kastriotit. Gjithashtu, në njoftim thuhet, se merkatoja nuk ka përfunduar këtu, pasi drejtuesit e klubit po mendojnë për afrime të tjera cilësore, të cilat do të forcojnë akoma më shumë repartet për sezonin e ri futbollistik.

Njoftimi në faqen zyrtare të klubit:

“Klubi i Futbollit Kastrioti ka arritur se fundmi akord me 6-te lojtare te ardhur nga ekipe te ndryshme nga superliga dhe Kategoria e Pare. Klajdi Kuka, Albert Caca, Sokol Mziu, Ergi Borshi, Alis Boci, Enco Malindi. Jane lojtaret qe sezonin e ri do te jene pjese e Kastriotit. Gjithashtu, bejme me dije se merkato sapo ka nisur, pasi ne ditet ne vijim do te kemi te tjera afrime cilesore”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga