
Moise Nkounkou është futbollisti me të cilin Tirana nuk është ndarë zyrtarisht. Mesfushori i talentuar edhe pse ishte në listën e lojtarëve të regjistruar nga bardheblutë për ndeshjet në Europa Ligë nuk u kthye nga Kongo. Moise ka zgjedhur të bëjë me kokën e tij edhe pse ka edhe një vit tjetër në kontratë me Tiranën. Futbollisti është likuiduar për të gjithë sezonin e fundit dhe nuk ka asnjë të drejtë të prishë kontratën në mënyrë të njëanshme.
Për këtë motiv, newsport.al mëson se Tirana po bën gati dosjen me ankimimin e nevojshëm që do të bllokoj më pas afrikanin. Moise nuk ka asnjë të drejtë të largohet, të paktën jo pa marrë aprovimin e Tiranës. Për të bërë këtë duhet të paguaj një super dëmshpërblim që mund të kaloj shumën e 100 mijë eurove. Çështja pritet të përfundoj shumë shpejt në FIFA, këtë rradhë me Tiranën si paditëse dhe jo si e paditur.