Poll
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
Foto/ Largohet Bledar Devolli, Kamza merr trajnerin e Superligës
Largimi i Bledar Devollit nga Kamza duket se ka qenë përfundimtar kësaj here. Trajneri gjirokastrit nuk do të kthehet më për të vazhduar punën që nisi në fillim të sezonit për ta ngjitur skuadrën në Superiore, teksa e ka lënë në vend të parë.
Duke parë këtë fakt presidenti Naim Qarri, ka emëruar në krye të pankinës së Kamzës trajnerin e ri, i cili do të jetë Ramadan Ndreu.
Ish-trajneri dhe drejtori sportiv i Laçit në pjesën e parë të sezonit është përzgjedhur nga presidenca e Kamzës për të vijuar punën e lënë në mes nga Devolli dhe për të drejtuar skuadrën drejt ngjitjes në Superiore, që është edhe objektivi madhor i këtij ekipi.