Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rikthehet Emini, Pero Pejiç del "jashtë loje"

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet Emini, Pero Pejiç del "jashtë loje"

Izair Emini pritet që të luajë minutat e para pas dëmtimit në takimin kundër Dinamos për Kupën e Shqipërisë. Emini ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Ernest Gjoka në ditët në vijim, teksa në kampionat pritet që t'i jepet më tepër përparësi.

Jo vetëm se po rikthehet në formën e tij më të mirë fizike, por edhe se Per Pejiç është dëmtuar në ndeshjen e luajtur në Korçë. Kroati nuk po përjeton formë të mirë, ndërsa ekzaminimet e fundit tregojnë se shtatlarti i sulmit të Kukësit ka tërheqje muskulore, e cila ndikon shumë në formën e tij.

Ai do të marrë ndihmën e duhur nga mjekët e skuadrës, të cilët janë në garë me kohën për të kthyer në fushë sa më shpejt të munden lojtarin më të nevojshëm në ekip, pasi drejtuesit dhe stafi teknik besojnë tek aftësitë e tij.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga