
Korabi ka humbur dje takimin e kthimit të Kupës së Shqipërisë kundër Kamzës me rezultatin 1-0. Një disfatë që i kushtoi dibranëve eliminimin nga ky kompeticion që në raundin e parë.
Takimi u zhvillua në kompleksin "Skënder Halili" në kryeqytet, ndërsa i pranishëm për të ndjekur këtë 90-minutësh ishte edhe Shpëtim Duro.
Ish-trajneri i Partizanit është parë të ndjekë me kureshtje këtë përballje, ndërsa kanë nisur menjëherë aludimet se ai mund të jetë trajneri i ri i Korabit.
Mbetet për t'u parë se cila do të jetë tashmë ecuria e Korabit me Mërgjyshin në stol dhe nëse vizita e Duros dje në ndeshjen e Kupës ka qenë thjesht një rastësi.
Poll