Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Biznesmenët e futbollit, ja me çfarë merren yjet e Superligës pasi lënë fushën

Shkruar nga NEWSPORT
Biznesmenët e futbollit, ja me çfarë merren yjet e

 

Jo të gjithë lojtarët përfundojnë drejt profesionit të trajnerit, menaxherit apo drejtorëve sportivë që kemi parë në shumë raste në futboll. Ka nga ata që i janë përkushtuar biznesit pasi kanë lënë fushën e lojës, duke u përqendruar totalisht te puna që ndërtojnë vetë.

Kështu ka ndodhur me shumë emra të njohur të botës së futbollit në vendin tonë, të cilët dikur kanë qenë idhulli i tifozerive ku kanë luajtur. Duke nisur nga vlonjati Devi Muka e deri te kroati Matko Djarmati, lojtarët e kampionatit shqiptar kanë vendosur që të merren me një punë të veçantë nga të tjerat për të nxjerrë paratë për të siguruar jetën dhe familjen.

Devi Muka, ish-kapiteni i Tiranës dhe Klodian Asllani ish-sulmuesi i shumë ekipeve në Shqipëri së bashku me Endri Vrapin që aktualisht është duke luajtur me Vllazninë, janë përqendruar te Lounge Bar, ndërsa Bledi Shkëmbi, ish-kapiteni i Skënderbeut ka vendosur të merret me picat, duke hapur piceri në qytetin e Korçës.

Ish-kapiteni i Tiranës, Elvis Sina, pranë ish-kompleksit Dinamo ka ndërtuar një restorant dhe një bar, ndërsa ish-kapiteni i Partizanit Luan Pinari ka një bar kafe pranë Komunës së Parisit. Po ashtu, edhe Artjon Poçi, ish-kapiteni i Dinamos ka një bar kafe dhe pikë bastesh në të njëjtën lagje me Luan Pinarin.

Kroati Matko Djarmati ka zgjedhur një tjetër biznes, ai jep me qira shtëpi dhe automojete, po ashtu sjell edhe produkte sportive për lojtarët. Genti Gjondeda, ish-mesfushori i Partizanit tashmë është pronar i një Agjensie Udhëtimi.

Ish-trajneri i Kukësit dhe ish-kapiteni i Tiranës, Klodian Duro, ka bërë publik biznesin e tij, interior design për mobilimin dhe arredimin e shtëpive dhe ambienteve të biznesit.

Të vetmit që kanë mbetur brenda kuadrid sportiv janë Redi Jupi dhe Alban Bushi, përkatësisht ish-kapitenë të Dinamos dhe Tiranës, të cilët kanë ndërtuar së bashku një akademi futbolli, të cilën e menaxhojnë prej dy vitesh, duke u marrë me rritjen dhe nxjerrjen e talenteve të rinj.

Devi Muka – Lounge bar "Zabar"

Bledi Shkëmbi – Pizzeri "Proper Pizza"

Elvis Sina – Bar dhe Restorant "Crossway"

Luan Pinari – Bar kafe "Keju Pinari"

Matko Djarmati – Seller

Artjon Poçi – Pikë bastesh "Eccobet"

Genti Gjondeda – Agjensi udhëtimi "Kei Tours"

Klodian Asllani & Endri Vrapi– Lounge bar "Element Lounge Bar"

Klodian Duro - Interior Design "Duro Design"

Alban Bushi & Redi Jupi - Akademia e Futbollit

[gallery columns="1" size="full" ids="44316,44317,44318,44319,44321,44322"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga