
Enkel Alikaj pritet të firmosë ditën e sotme me ekipin e Elbasanit. Teksa ka dy ditë që ka dalë në stërvitje, me shumë gjasa ish lojtari i Dinamos do të firmosë sot një kontratë me verdheblutë. Mësohet se palët kanë rënë parimisht dakord dhe ajo që pritet është thjesht hedhja e të zezës mbi të bardhë.
Alikaj është goditja e bërë së fundi nga Elbasani. Mesfushori ka luajtur me skuadra të njohura si Skënderbeu, Kukësi, Partizani etj. Me eksperiencën e tij, 34-vjeçari pritet të japë kontributin e tij për ta ringjitur Elbasanin në Superiore.
Kujtojmë që Elbasani tashmë është bërë me pronarë anglezë, të cilët kanë deklaruar që kanë një projekt ambicioz për t'i rikthyer verdheblutë në elitë.
Poll