
Renato Malota është prezantuar në ambjentet e klubit të kuq, pasi ka firmosur për skuadrën e kuqe ashtu siç pritej. Ish qendërmbrojtësi kuksian ka treguar sepse është rikthyer edhe një herë në kryeqytet. Synimi i tij është i njëjtë si i gjithë skuadrës, fitimin e titullit kampion.
“Nuk mund ta fsheh , për mua është një kënaqësi që u riktheva në familjen e madhe të Partizanit, pasi tek ky klub u formova dhe u bëra i njohur si futbollist. Siç edhe e përmendi Drejtori Tomori e gjej Partizanin me objektiva madhor, pasi të gjithë te ky klub presin titullin kampion. Mendoj se ky është viti i duhur për të realizuar këtë objektiv, pasi grupi aktual premton shumë dhe besoj se këtë vit do të fitojmë Titullin. Grupi i mirë që është aktualisht tek Partizani, Presidenti, stafi teknik dhe më kryesorja tifozët, të cilët më kanë dashur gjithmonë, më kanë respektuar dhe nuk e kam harruar kurrë mbështetjen e tyre ishin disa nga arsyet që më tunduan të zgjidhja ofertën e Partizanit. Përsa i përket Kukësit mendoj se tashmë është një kapitull i mbyllur, erdhi një moment që nuk kisha më çfarë të jepja tek ai ekip, kam kaluar mjaft mirë në 4 vite të qëndrimit tim atje ku arritëm të fitonim edhe Kupën e Shqipërisë. Konkurrenca i bën mjaft mirë çdo ekipi ndaj edhe te Partizani do të bëj më të mirën të jap maksimumin dhe të bind trainerin me punën time.”, thotë Malota.
Renato Malota kthehet pas katër vitesh në kryeqytet, por kësaj radhe te Partizani dhe jo te Dinamo, me të cilën luajti për tre vite rresht, 2009-2012.
[gallery columns="1" size="full" ids="24568,24569,24570,24572,24573,24574"]