Disa javë më parë, Arbnor Fejzullahu ishte në qendër të vëmendjes së merkatos.
Mbrojtësi i djathtë i të kuqve u përfol për një kalim të mundshëm te Skënderbeu, por kontrata e tij me Partizanin nuk e lejoi një gjë të tillë.
Vetë lojtari pranoi se nuk ishte në dijeni se kishte edhe një vit tjetër kontratë me klubin e kuq, ndërsa çështja u zvarrit disa ditë nëpër zyrat e FSHF-së.
Si përfundim, çështjen e fitoi Partizani. Por, tashmë të kuqtë kanë fituar sërish dashurinë e Fejzullahut, i cili është aktivizuar nga trajneri Sormani në sfidat e fundit në Europë.
Një dedikim special për skuadrën e tij, mbrojtësi i djathtë e ka bërë në profilin e tij në ‘Facebook’, ndërsa në foton e postuar e bën të qartë faktin se tashmë për të, ekziston vetëm një ekip, Partizani.
[gallery columns="1" size="full" ids="30072"]
Postimi i Fejzullahut në "Facebook"