
Teuta dhe Erezeni janë ndeshur pasditen e sotme në një test miqësor të zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”. Skuadra durrsake është drejtuar nga Gentian Begeja, i cili ka marrë në dorë “frenat” e skuadrës për sezonin e ri, por që nuk ka mundur t’ia dalë ndaj shijakasve.
Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola, ndërsa durrsakët kanë hedhur në fushë për herë të parë të sapoardhurin Çmajçanin. Në pjesën e dytë miqtë me anë të sulmuesit Lleshi kanë shënuar golin e parë, ndërsa një minutë më pas është Ramilli që dyfishon shifrat. Por, vendësit i janë përgjigjur me të riun Mara, i cili u fut si zëvendësues në pjesën e dytë. Ai realizoi dopietë në minutat 70 dhe 75.
Fakti që ka rënë më tepër në sy ka qenë prania e tifozëve në këtë takim miqësor. Edhe pse në kuadër përgatitoresh, tifozët e të të dyja palëve e kanë ndjerë se është ndeshje derbi, ndërsa kanë qenë të pranishëm afro 600 vetë në shkallët e “Niko Dovana”.
Teuta – Erzeni 2-2
Shënues: Mara 70’, 75’ / Lleshi 58’, Ramilli 59’
Formacioni i Teutës: Moçka, Kotobelli, R.Hoxha, Shkalla, E.Hoxha, Çyrbja, Hila, Hodo, Çmajçanin, Magani, Gripshi. Trajner: Gentian Begeja
Formacioni i Erzenit: Hoxha, Kalluci, Teqja, Lundraxhiu, Vathi, Dakavelli, Duka, Troplini, Sallaku, Pasha, Lleshi.
U aktivizuan: Rramilli, Bejko, Mile, Tepshi, Kllari, Stafa