
Alen Sherri, i vlerësuar si talenti i portës shkodrane u largua pak ditë më parë nga Vllaznia dhe pritet që shumë shpejtë të firmosë në një skuadër italiane. Ai ka qenë në provë edhe në muajin janar në Itali, por që nuk mundi të qëndrojë atje për shkak dokumentash.
Këtë herë duket se situata është zgjidhur, ndërsa është përcaktuar edhe ekipi. Alen Sherri tashmë është pjesë e Savonas, porn ë provë. Duket qartësisht në foto se “gardiani” i është bashkëngjitur tashmë skuadrës që militon në Lega Pro (Serie C). Lojtari do të presë disa ditë derisa të merret vendimi final për të.
Poll